Situata e vështirë tek Skënderbeu, ultimatum për fitore në duelin me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 12:42

Situata e vështirë tek Skënderbeu, ultimatum për fitore në duelin me Kukësin

Skënderbeu pavarësisht se dha shenja rizgjimi dy javë më parë ndaj Tiranës, dukshëm nuk po kalon një moment të mirë.

skenderbeu stervitja

Një gjëtë tillë e tregoi humbja ndaj Teutës me shifrat 3-0, por më sëshumti e tregojnë edhe rezultatet që korçarët kanë mundur tëmarrin në 6 ndeshjet e fundit në kampionat. Shifrat flasin për njëmoment negativ për Skënderbeun, aq sa shumë kush mundta quajë edhe krizë. Dhe nësenuk është e tillë, pak mungon. Në gjashtë ndeshje të luajturanë kampionat korçarët kanëmundur të marrin vetëm 4 pikëduke bërë një ecuri të frikshmepër mbijetesë. Vetëm një fitorendaj Tiranës dhe një barazimme Partizanin nuk mund të zhbëjë aspak humbjet me shumëgola ndaj Vllaznisë dhe Teutëse për t’u ndalur më pas tekEgnatia dhe Laçi.  Ndeshje qëtregojnë se ky Skënderbe nukpo xhiron me atë dëshirë dheintensitet loje si bënte në fazën e parë të kampionatit. 15 golatë pësuar e vendosin në bankën e të akuzuarve prapavijën apoaftësinë e ekipit për të luajtur në fazën defensive, teksa edheofensiva nuk është se ka bërë më mirë. Katër gola të shënuarandaj Tiranës janë të vetmit e 6 ndeshjeve të fundit për Skënderbeun që ka tregues të frikshëm përsa i përket statistikave. Mekëto shifra përpara dhe me vështirësinë që paraqet renditja,ndeshja ndaj Kukësit të dielën në orën 17:00 në Korçë ështëpika e kthesës së detyrueshme për Skënderbeun.

ANALIZA – Menjëherë në punë korçarët, të cilët kanë filluar tëmendojnë për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Kukësit, porduke analizuar edhe humbjen e fundit ndaj Teutës. Në analizën ezhvilluar një ditë më parë, trajneri i Skënderbeut dhe stafi i tij ekanë vënë pikën kryesore te loja e ekipit. Lojë që sipas tyre kamunguar në pjesën më të madhe të ndeshjes. Por përtej gabimeve që kanë qenë të shumta në këtë ndeshje, kryesisht rëndojnë mbi prapavijën, korçarët kanë kërkuar më shumë përqendrim jo vetëm nga mbrojtësit, por në tërësi nga i gjithë ekipi nëfazën defensive. Natyrisht që nuk ka mbetur pa u prekur edhegjykimi, që çuditërisht duket se i ka lënë shije jo fort të mirëkorçarëve edhe në këtë takim. Në të tilla kushte ndeshja ndajKukësit është një tjetër finale për Skënderbeun që ka vendosuredhe objektivat e veta sa i përket këtij takimi. Tri pikë të padiskutuara ndaj Kukësit do të thonë frymëmarrje për skuadrën parandeshjes së radhës.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"