Siti “presion” Silvës për rinovimin, i ofron 300 mijë paund në javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 17:00

Siti “presion” Silvës për rinovimin, i ofron 300 mijë paund në javë

Mançester Siti po shton presionin mbi Bernardo Silvën për të nënshkruar një marrëveshje të re me klubin dhe për t’i dhënë fund spekulimeve të transferimeve rreth yllit portugez.

Bernardo-Silva-1

Ai është përfolur shumë për një largim nga Siti këtë verë, pasi e ka ndihmuar klubin në fitoren e tripletës historike sezonin e kaluar. Megjithatë, kampionët e Anglisë duan që 28-vjeçari të zgjasë qëndrimin e tij në Mançester dhe i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare mbi kontratën e tij aktuale, e cila do edhe dy vjet që të përfundojë.

Marrëveshja e re do ta rriste pagën e tij në 300.000 paund në javë dhe sipas “Mirror”-it, Siti po i kërkon mesfushorit një përgjigje në mënyrë që të mund t’i japë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Barcelona mbetet një nga klubet që ndjek prej një kohe të gjatë Silvën, me presidentin Joan Laporta, i cili së fundmi deklaroi se dëshiron të nënshkruajë me yllin portugez. PSG-ja gjithashtu ka qenë në kontakt me Sitin për të ofruar një marrëveshje shkëmbimi për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"