“Siti ekip me këmbë në tokë falë Guardiolës”, Materaci: Lukaku është si unë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 21:58

“Siti ekip me këmbë në tokë falë Guardiolës”, Materaci: Lukaku është si unë!

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci do të ndjekë finalen e madhe të Championsit në Stamboll. Në prag të sfidës, ai ka dhënë një deklaratë për “Sky Sport”:

E9IqmPhWUAAIXQ1

“13 vjet më parë sigurisht që kemi fjetur duke ngrënë jamon një natë më parë, pasi ata ma kishin dhënë mua dhe Stankoviçit, ishim të lumtur. Ne jemi këtu për Intern dhe shpresoj që djemtë të na japin kënaqësi të madhe, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë.”

Çfarë perceptimi keni për garën e nesërme?

 

“Siti është në stratosferë, por siç e kam thënë edhe në raste të tjera, historia nuk fiton, sepse përndryshe ne do të fitonim. Me Guardiolën në pankinë, Mançester Siti është ekip me këmbë në tokë, edhe pse unë nuk e dua këtë gjë”.

Kë do të zgjidhnit mes Xhekos dhe Lukakut?

“Është një enigmë e bukur, Xheko ka luajtur gjithmonë në 4 ndeshjet e fundit, por tani Lukaku është në gjendje fantastike. Shpresoj që zgjedhja të jetë e peshuar. Nëse do të isha një lojtar që kam luajtur gjithmonë si titullar në 1/16, çerekfinale dhe nëse në finale do të isha në pankinë do të më shqetësonte, por nesër do të jemi 30 mijë në fushë, të gjithë të bashkuar”.

Kush është lideri më i rëndësishëm i Interit?

“Unë shoh shumë, siç ishim ne. Mund të zgjidhja Barelën, Çalhanoglun, Onanën dhe Lukakun, i cili më ngjan pak, pasi është i pari që feston shokët e tij. Është gati të japë gjithçka”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"