“Silva e Leao fantastikë”, Nunjo Gomesh: Milani bën mirë të blejë edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 18:56

“Silva e Leao fantastikë”, Nunjo Gomesh: Milani bën mirë të blejë edhe…

Nunjo Gomesh është një emër i madh i futbollit portugez e jo vetëm se në 2004-ën ishte finalist i Europianit. Tashmë në rolin e vëzhguesit të talenteve, ai ka komentuar disa emra të lidhur me Milanin, siç janë Florentino Luis i Benfikës, apo sulmuesi Andre Silva, që ka veshur fanellën kuqezi, apo Leao, që e mban ende veshur atë.

Web Summit 2017 - Day One

“Luis është shumë i gatshëm për të luajtur në nivelin e Milanit. Vërtet ka vetëm dy sezone në ekipin e parë, por përvoja me grupmoshat e Benfikës dhe sidomos me ato të Portugalisë e bën një lojtar të kompletuar. Leao bën mirë që të vijojë te Milani, sepse i duhet vetëm pak kohë dhe besim nga trajneri e shokët. Është një talent i pastër, të cilin jam munduar dy herë ta sjell te Benfika ime. Diskutim i ngjashëm për Andre Silvën, të cilit i kanë kërkuar rezultate të shpejta në çdo klub, por të rinjtë kanë nevojë për kohë”, tha Gomesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"