Siguruan mbijetesën në sekondat e fundit, trajneri i klubit të Kategorisë së Parë jep alarmin: Jemi në gjendje kritike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 20:39

Siguruan mbijetesën në sekondat e fundit, trajneri i klubit të Kategorisë së Parë jep alarmin: Jemi në gjendje kritike

Gjendja në kampin koplikas është kritike. Mungesa e financave për realizimin e një merkatoje cilësore ndihet më shumë se kurrë. Dyndja e lojtarëve në dy javët e para për t’iu nënshtruar provës, bëri që ekipi të kthehej në një “autoshkollë”. Pjesa më e madhe e futbollistëve të rinj janë vetëlarguar.

Veleciku

Trajneri Rustemaj thotë për “Panorama Sport” se është mjaft i shqetësuar për këtë situatë. “Starti i kampionatit është në prag dhe te Veleçiku ende nuk është hapur drita jeshile. Jemi të zhgënjyer nga premtimet e dhëna në fund të sezonit. Kryebashkiaku Marinaj deklaroi se sezoni i ri do jetë ndryshe.

Për të mos përsëritur atë çka ndodhi vitet e fundit, kur ekipi ka mbijetuar në të Parën vetëm në momentet e fundit, ndërhyrjet në merkato duhet të ishin drejt fundit, por kjo nuk ka ndodhur. Mungesa financiare ka ndikuar edhe në mungesën e miqësoreve, pasi lëvizja e ekipit është e pamundur”, theksoi Rustemaj.

Rustemaj

Kujtojmë që Veleçiku arriti të mbijetonte me shumë vuajtje, ku mposhti Maliqin me rezultatin 2-1 në “finalen” e Play-Out-it. Koplikasit ishin duke u mposhtur deri në minutën e 88-të, teksa mposhtën rezultatin në shtesa, falë golave në minutat 89 dhe 90+4.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"