Shyti: Goli ndaj Elbasanit, dedikim për prindërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2012 | 13:42

Shyti: Goli ndaj Elbasanit, dedikim për prindërit

Para takimit me Elbasanin, mesfushori Ildi Shyti premtoi se do të shënonte dhe e mbajti fjalën, duke realizuar të dytin për Pogradecin. “Për mua ishte një ndeshje që duhej vlerësuar, pasi luanim në transfertë ndaj një Elbasani me tradita në futboll. Pak minuta nga starti ne u bëmë zotër të fushës dhe nuk vonoi edhe goli i parë pas një presioni. Goli na çliroi duke krijuar dhe raste të tjera. Pas pushimit, udhëzimet e dhëna na ndihmuan mjaft, aq sa në pjesën e dytë shënuam edhe një gol tjetër duke siguruar fitoren. Në fakt, patëm shumë raste që nuk i shfrytëzuam. Golin e parë në këtë kampionat ua dedikoj prindërve”, – tha Shyti.
P.Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"