KATEGORIA E PARË/ 7 gola në 5 ndeshje, Flamurtari dërgon në të Dytën Luzin! Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 23:23

KATEGORIA E PARË/ 7 gola në 5 ndeshje, Flamurtari dërgon në të Dytën Luzin! Ja të gjitha rezultatet

 U luajtën prej orës 16:00, pesë duelet e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë së Parë, ku u shënuan në total 7 gola.

kategoria-e-pare-1

Spikasin fitoret e Besës në transfertë ndaj Apolonisë si dhe suksesi 1-0 i Flamurtarit në shtëpi ndaj Luzit 2008, me këta të fundit që tashmë janë zyrtarisht në Kategorinë e Dyë, duke shoqëruar kështu Tomorin.  Fitore e artë edhe për Burrelin në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 2-3.

Dy duelet mes Vorë dhe Bylisit si dhe Lushnja-Kastrioti nuk prodhuan gola.  

REZULTATET:

VORA-BYLIS 0-0

FLAMURTARI-LUZI 2008 1-0

La Torre 43′

APOLONIA-BESA 0-1

Balla 45′

LUSHNJA-KASTRIOTI 0-0

KORABI-BURRELI 2-3 

Tërshalla 44′ (p), Fida 52′ / Pedro Marinho 2′ , Ferruku 57′ , Hoti 69′ 

ELBASANI-TOMORI 19:00

11 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"