Shqipëria U-17 mposhti me përmbysje Suedinë, talenti Vraniçi shkëlqen me dopietë/ Shikoni golat e sfidës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2022 | 21:25

Shqipëria U-17 mposhti me përmbysje Suedinë, talenti Vraniçi shkëlqen me dopietë/ Shikoni golat e sfidës (VIDEO)

Shqipëria U-17 ka arritur një triumf të madh, teksa dje ka përmbysur me rezultatin 1-3 Suedinë, takim i vlefshëm për fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian të moshave U-17.

kombetarja_u17_eliminatoret_europiani_suedi_feste_goli-1024x683

Sakaq, sfida është ndjekur edhe nga trajneri i Kombëtares A, Edoardo Reja. Sa i përket ndeshjes ishin fillimisht nordikët ata që kaluan në avantazh me anë të Smajiç, i cili shënoi në minutën e 14.

Edoardo_Reja_Ervin_bulku_kroaci_europiani

Goli i barazimit erdhi nga kuqezinjtë me anë të Vraniçit në minutën e 29 . Goli i përmbysjes u shënua nga Kashari në minutën e 73 dhe vulosja e takimit u bë në minutën e 812 me Vranicin sërish. Aktualisht përfaqësuesja mban kreun e renditjes në Grupin 7.

Për përfaqësuesen kuqezi një prej lojtarëve që dalloi ishte Dean Vraniçi, i cili shënoi dy gola në këtë takim. Në minutën e 29-të ai e dërgon topin në portë pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Bode. Ndërkohë goli i dytë i 16-vjeçarit do të vinte në minutën e 81-të ku pas një pasimi të bukur të Kasharit, me kokë tund rrjetën. Mesfushori është pjesë e moshave të ekipit të Sudtirolit në Itali. Vetëm 16 vjeç, Dean ka luajtur katër takime me Kombëtaren U-17.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"