Shqipëria U-17 mëson shortin e “Euro 2013”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2012 | 13:25

Shqipëria U-17 mëson shortin e “Euro 2013”

Të mërkurën në Zvicër është hedhur shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europian për Kombëtaret U-17 dhe U-19. Në grupin  6 eliminator të ekipeve U-17, ku merr pjesë Shqipëria, do të jenë Bjellorusia, Rumania dhe Finlanda. Ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, nga data 18.10.2013 deri më datë 23.10.2013. Sic shihet edhe nga shorti, është një grup i fortë, me skuadra të njohura në kontinent për rezultate të larta në këtë moshë. I rëndësishëm për kuqezinjtë e trajnerit boshnjak, Xhemal Mustedanagic është organizimi i këtyre eliminatoreve në Shqipëri, duke e kthyer këtë gjë në një traditë interesante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"