“Shpërdorojmë shumë, goli duhet të hyjë me dhunë”/ Martini pas humbjes: Bravo iu qoftë lojtarëve të Tiranës që rrëzoheshin në fushë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 16:16

“Shpërdorojmë shumë, goli duhet të hyjë me dhunë”/ Martini pas humbjes: Bravo iu qoftë lojtarëve të Tiranës që rrëzoheshin në fushë…

Teuta humbi në transfertën me Tiranën dhe pas sfidës foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

bhfhfg

“Të rëndësishme janë pikët, u goditëm nga dy goditje standarde, kishim rastet tona dhe mundësitë tona, dhamë maksimumin, u munduam që të ndryshojmë pjesën e dytë, u ndëshkuam tek penalltia, pastaj s’kishim mundësi çfarë të bënim. Bravo iu qoftë lojtarëve të Tiranës që uleshin në tokë dhe fusnin mjekët në fushë, na ulën ritmin e ndeshjes, por dhe kjo është meritë dhe bravo iu qoftë.

I kërkoj sulmuesve që ashtu siç mbrojnë të fusin kokën dhe këmbën aty ku nuk duhet, goli duhet të hyjë me dhunë, na mungon sulmuesi, na mungon goli, shpërdorojmë shumë, ata kanë ritëm kanë dëshirë, punojmë por nuk arrijmë tek goli. Na mungon cilësia para portës, pikët janë ata që të vënë në presion, kështu vazhdon situta. Besoj që fitorja do të vijë shumë shpejt me këtë lojë që djemtë po bëjnë. Prapë prisja më shumë, ndrrimet i kisha të detyruar, Iljazi bëri një ndeshje të mirë, me të tjerët sjam shumë i kënaqur, por gjithsesi duhet të ecim përpara.” deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"