Shoku-rival, Alison nuk i kursen lëvdatat: Strakosha, portier gjigant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 12:12

Shoku-rival, Alison nuk i kursen lëvdatat: Strakosha, portier gjigant

Në fundjavë, Italia po përgatitet për derbin e kryeqytetit. Mirëpo, në fokus janë dy gardianët, Alison i Romës dhe Strakosha i Lacios. Si për ironi të fatit, dy portierët janë miq shumë të mirë, por për 90 minuta duhet të jenë rivalët më të “urryer”, sipas specifikës sportive të derbit. I intervistuar nga “Sky Sport 24”, gardiani i Romës nuk i ka kursyer elozhet për Strakoshën.

strakosha

“Do të jetë një sfidë interesante mes dy skuadrave që po luajnë mirë. Edhe Lacio është duke bërë një kampionat të shkëlqyer. Tomas? Është një portier gjigand, i ri, ashtu siç jam edhe unë, megjithëse jam pak vite më i madh se ai. Është shumë i zoti mes shtyllave, por edhe në lojën me këmbë. Është pjesë e një ekipi që bën lojë krejt ndryshe nga ne, megjithatë është duke bërë një punë të mirë”, ka deklaruar Alison, portieri brazilian i Romës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"