Shkroi historinë me Skënderbeun, Latifi “ia mbath” te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 21:35

Shkroi historinë me Skënderbeun, Latifi “ia mbath” te klubi i ri

Pas mbrëmjes së magjishme në “Elbasan Arena” e cila u kurorëzua me kualifikimin në grupet e Ligës se Europës, Liridon Latifi është nisur menjëherë drejt Hungarisë për të bërë prezantimin me skuadrën e tij të re, Pushkash Akademia.

Latifi Pushkas

23-vjeçari firmosi një kontratë 4 vjeçare me skuadrën hungareze. Pas nënshkrimit të kontratës, mesfushorit nga Prishtina i duhet të rikthehet në Tiranë për të qënë nën urdhrat e trajnerit Panuçi për dy ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018”, ndaj Lihteshtejnit në 2 shtator në Elbasan dhe ndaj Maqedonisë në 5 shtator në Strumicë.

Latifi-1505

Latifi nuk ngurroi të thotë edhe fjalët e para si futbollist i Pushkash Akademisë, në prononcimin përpara mediave hungareze.

“Jam për herë të në një klub të huaj, përshtypjet e para janë shumë të mira. Do të punoj në një ambient të shkëlqyer dhe dua ta identifikoj veten me objektivat e klubit. Do të jap më të mirën që ekipi të arrij rezultate të mira dhe ta mbështes atë, por për mua gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj Pushkash Akademi për të arritur objektivat”, u shpreh mesfushori.

Latifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"