Shkëlqeu në Botëror, Arsenali firmos me mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 16:48

Shkëlqeu në Botëror, Arsenali firmos me mesfushorin

Arsenali ka kompletuar ditën e sotme transferimin e mesfushorit uruguaian, Lukas Torreira nga skuadra e Sampdorias. Torreira është afrimi i katërt i trajnerit Unai Emeri, i blerë për shifrën e 25 milionë eurove. Uruguaiani kreu vizitat mjekësore në Londër ditën e hënë, dhe pasi u ra dakord për termat personalë, ditën e sotme u bë zyrtarizimi.

skysports-torreira-lucas-graphic_4357274

Me Uruguain në Botëror, Torreira shkoi deri në çerekfinale, ku u përball me Francën dhe më pas u eliminuan. Ekipi londinez po e kërkonte prej kohësh por lojtari vendosi të merrte vendimin pas eliminimit nga Botërori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"