Shkalla i Bylisit: Ja pse jam më i avantazhuar se lojtarët e tjerë në këtë moment…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 15:10

Shkalla i Bylisit: Ja pse jam më i avantazhuar se lojtarët e tjerë në këtë moment…

Ne janar te Bylisi u afrua qendërmbrojtësi Silvester Shkalla, i cili menjëherë zuri vend në formacionin e ballshiotëve, madje debutoi në ndeshjen e parë të fazës së tretë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Teutës. Këtë periudhë karantine Shkalla është duke e kaluar në Tiranë, aty ku ka edhe familjen. Në një intervistë për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi shtatlartë tregon për vështirësitë qe ka një lojtar me këtë regjim të detyruar, por edhe atë që bën vetë në kushte shtëpie.shkalla bylis

Silvester, si është për një futbollist kjo periudhë?

Shumë e vështirë. Më besoni, nuk jemi mësuar kaq gjatë të rrijmë pushim, të paktën personalisht. Kam qenë pjesë e Teutës dhe kam luajtur në Europë. Por kjo situatë është më ndryshe, madje ne e kemi të vështirë, sepse është një regjim ndryshe…

Si po stërvitesh në këtë periudhë?

Stërvitem në bazë të një programi që na ka dhënë klubi, pasi jam pak i favorizuar. Kam shtëpi private dhe kam hapësirë. Aty bëj ushtrime fizike, atletike apo edhe me topin.

bicaj shkalla

Por stërvitja është shumë më ndryshe…

Patjetër, edhe pse kam shumë hapësirë, prapë nuk është njësoj. Sepse të punosh në grup, të kesh shokët afër apo dhe trajnerin e stafin që na këshillon, është shumë ndryshe. Thjesht jemi me të avantazhuar, sidomos ne që kemi ambiente private. Kaq, por ama nuk mund të jesh në formën më të mirë, sepse një stërvitje në grup i jep më shumë harmoni dhe ndikon në lojën e një skuadre.

Çfarë “note” do t’i vini këtij sezoni?

Në aspektin personal te Bylisi dua që të luaj më shumë. Skuadra ka kualitet dhe cilësi, por unë shpresoj që kampionati të rinisë dhe të tregojmë vlerat në fushë.shkalla

Cili është mesazhi juaj?

Të ruajmë qetësinë psikologjikisht, të kujdesemi sa më shumë për veten e familjen, si dhe të zbatojmë rregullat në mënyrë që e nesërmja të në gjejë më të bashkuar dhe sigurisht më të fortë.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"