Sherri në Pukë, reagon klubi i Egnatias: Kryebashkiaku Gjonaj, person “non grata” ne Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 14:30

Sherri në Pukë, reagon klubi i Egnatias: Kryebashkiaku Gjonaj, person “non grata” ne Rrogozhinë

Sipas klubit të Egnatias aktori kryesor për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Pukë pas ndeshjes me Tërbunin, është kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj.egnatia

Sipas klubit rrogozhinas, Gjonaj nuk e ndaloi dhunën, por u bë edhe vetë pjesë e saj dhe për këtë arsye ai është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës.

Reagimi i klubit të Egnatias:

“Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Pukë ka një “aktor” ai është kryetari i Bashkisë Gjon Gjonaj.

Si ka mundësi qytetari i parë i Pukës nuk tenton të ndaloj dhunën e nisur por vazhdon bëhet pjesë e saj duke tentuar të godasë mjekun Gëzim Bibaj dhe kërcënuar pjesën tjetër të lojtarëve dhe stafin drejtues.

Nga sot Gjon Gjonaj është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës qe e ka pritur si mik duke e respektuar para edhe pas çdo ndeshje ndërsa ai i pret duke kërcënuar e dhunuar stafin e Egnatias.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"