Sherri me sulmuesin e Kamzës, Miraka: U “frymëzova” nga Zidan, Raçiç më shau

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 13, 2017 | 11:54

Sherri me sulmuesin e Kamzës, Miraka: U “frymëzova” nga Zidan, Raçiç më shau

Ata që ndiqnin dje nëpërmjet TV-së sfidën mes Luftëtarit dhe Kazës, fillimisht nuk e kuptuan vendimin e arbitrit kryesor Emirjon Sino, për të akorduar penallti për miqtë në minutat e fundit, ndërsa nxori edhe kartonin e kuq për portierin vendës, Festim Miraka. Pas përsëritjes, u kuptua se vendimi i kryesorit…

Ata që ndiqnin dje nëpërmjet TV-së sfidën mes Luftëtarit dhe Kazës, fillimisht nuk e kuptuan vendimin e arbitrit kryesor Emirjon Sino, për të akorduar penallti për miqtë në minutat e fundit, ndërsa nxori edhe kartonin e kuq për portierin vendës, Festim Miraka. Pas përsëritjes, u kuptua se vendimi i kryesorit ishte më se i drejtë.

miraka

Pasi priti topin pas një goditjeje këndi, Miraka nxiton për të nxjerrë të tijtë në sulm, por në mënyrë të pakuptimtë godet me grusht Stevan Raçiç. Një veprim i dënueshëm, që i kushtoi humbjen Luftëtarit në sfidën e djeshme. Reagimet në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme ishin të shumta, në një kohë që edhe tifo-grupi “Shqiponjat Bluzi” ka bërë fajtor pikërisht gardianin për humbjen.

MIRAKA

Në një prononcim të shkurtër për gazetën “Panorama Sport”, Miraka shpjegon momentin kur goditi Raçiçin me grusht dhe arsyet që e shtynë të vepronte ashtu. “Ishte gjithçka momentale, por duhet të them se Raçiç më ofendoi dhe më shau. Edhe  pse nuk jam gjaknxehtë, por në lojë e sipër njeriu del nga vetja dhe mund të bëjë veprime të tilla. Gabime të tilla kanë bërë edhe lojtarë të mëdhenj si Zidani, pasi loja i ka edhe këto situata.

Miraka

Të gjithë e panë se si Zidan goditi me kokë Materacin jo në një ndeshje normale, por në një finale të Kupës së Botës. Sigurisht, janë veprime të dënueshme, por në futboll njihen të gjitha. U kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve për atë veprim”, u shpreh Miraka në prononcimin e tij.

Ndërkaq, në lidhje me ndeshjen, portieri mendon se Luftëtari e meritonte ta fitonte atë takim. “Ishim angazhuar maksimalisht për ta fituar këtë ndeshje. Bëmë një lojë shumë të mirë dhe i meritonim tri pikët. Megjithatë, është fusha e blertë ajo që prodhon rezultatin.

Në këtë mënyrë, duhet ta pranojmë dhe të shohim për ndeshjet në vazhdim”, përfundoi prononcimin e tij portieri i Luftë- tarit, Festim Miraka. Ky i fundit ishte titullar i bluzinjve në dy fazat e para të sezonit të kaluar dhe më pas porta iu besua Shkëlzen Ruçit.

Pas veprimit të djeshëm të portierit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Megjithatë, e sigurt është që Ruçi do të jetë titullar në ndeshjen e së hënës ndaj Partizanit, e cila do të luhet në Tiranë.

TOMOR SHEHU






www.minuta90.com