Sherr te “Loro Boriçi”, përcaktohen finalistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2013 | 9:49

Sherr te “Loro Boriçi”, përcaktohen finalistët

DINAMO A-PARTIZANI A 2-1
GOLAT: Lala 33′, 38′(p)/ Kumanova 64′
DINAMO: Kokoshi, Kacaj, Marku, Pula, Shaba, Macaj, Gjuzi, Lala, Hasa, Palluqi, Mumajesi. (U aktivizuan: Lici, Baze, Rama, Hima, Zeqellari, Goxha, Nexhipi, Zylyftari, Luzi). Trajner: I.Spahiu
PARTIZANI: Mazniku, Macaj, Zefi, Osma, Kapedani, Lolo, Nuro, Kumanova, Mersini, Tanko, Biba. (U aktivizuan: Ademi, Marku, Trungu, Taka, Allaraj, Bardhi, Pajo, Balliu, Hajdërmataj, Petku). Trajner: A.Duro
KARTONË TË VERDHË: Nexhipi, Luzi / Allaraj, Kapedani, Osma
KARTONË TË KUQ: Nexhipi 70′, Luzi 70’/ Mazniku 70′, Allaraj, 70′, Nuro 79′

SHKËNDIJA A-TIRANA A 2-0
GOLAT: Ivani 16′, Bilbili 70′
SHKËNDIJA: Merdanaj, Ndreu, Lila, Teqja, Myzyri, Mema, Kalaja, Kadriu, Agolli, Drizi, Lokaj. (U aktivizuan: Çaushdelo, Mema, Lani, Shtimja, Biduli, Dini, Upe, Brahimllari, Ivani, Muslliu, Bilbili). Trajner: L.Pinari
TIRANA: Dallazhi, Domi, Shpuza, Bekteshi, Mërtiri, Doda, Kurtaj, Merdosti, Kaloshi, Doka, Veseli. (U aktivizuan: Arapi, Joti, Dylça, Azuni, Meta, Qepuri, Memoçi, Loka). Trajner: A.Gallo.
GJYQTARË: E.Jahaj, G.Sulko, A.Subashi (Tiranë)

SHKËNDIJA B-TIRANA B 1-2
GOLAT: Mici 3’/ Jazaj 68′, Lleshi 70′
SHKËNDIJA: Hasanaj, Kastrati, Kaçupaj, Moqi, Selmani, Gjeçi, Duka, Tufa, Babaj, Mici, Goleci. (U aktivizuan: Mehidri, Haruni, Pati, Koka, Noka, Ropi, Gjergji). Trajner: K.Sterjo.
TIRANA: Hysaliu, Kopaçe, Llagami, Myrtaj, Kasneci, Haxhiaj, Rada, Doka, Lleshi, Jazaj, Peci. (U aktivizuan: Hasani, Bejleri, Demaj, Shala, Çema, Hoxha, Halili, Prendi, Cani, Mahmuti, Kolldashi, Sala). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: K.Shkurta, J.Gjata, A.Subashi (Tiranë)

PARTIZANI B-DINAMO B 2-0
GOLAT: Lila 22′, Qordja 56′
PARTIZANI: Pinari, Vllacaj, Zagani, Lila, Bejtja, Shehu, Hoda, Hasa, Marku, Qordja, Bermeta. (U aktivizuan: Zaimi, Vata, Lena, Muço, Ruçi, Sulaj, Myslimi). Trajner: A.Duro
DINAMO: Xhafa, Nora, Arbana, Shkurta, Rada, Xhabrahimi, Petro, Qato, Muraku, Mersini, Përvataj. (U aktivizuan: Muçmata, Basha, Arifi, Mujollari, Abazi, Braçaj, Bego). Trajner: Xh.Llozhi
GJYQTARË: G.Sulko, D.Matera, E.Jahaj (Tiranë)

Në kompleksin stërvitor në Kamzë u zhvilluan dje ndeshjet e fundit të trofeut “Loro Boriçi” për moshat 16 dhe 17-vjeçare, të cilat kanë nxjerrë edhe fitueset e dy grupeve. Kështu Dinamo për 17-vjeçarët dhe Partizani për 16- vjeçarët do të jetë finalja e ditës së sotme, që do të përcaktojë edhe skuadrën fituese të këtij turneu. Mirëpo aktiviteti i djeshëm nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, pasi në ndeshjen e parë mes Dinamos dhe Partizanit ka pasur një zënkë në fushë. Në minutën e 70-të Allaraj ka ndërhyrë rëndë ndaj Nexhipit dhe mes tyre ka nisur sherri, ku janë përfshirë edhe lojtarë të tjerë. Kryesori i takimit ka vënë rregull në fushë, duke nxjerrë jashtë loje pesë lojtarë me karton të kuq.
Ndeshjet – Dje, në sfidën e parë të 17-vjeçarëve, janë vënë përballë Dinamo dhe Partizani, ku në fund fitues kanë dalë blutë. Golat e Lalës, në minutën e 35-të me anë të një aksioni të bukur dhe tri minuta më vonë me 11-metërsh, i kanë dhënë fitoren ekipit të drejtuar nga Iliri Spahiu. Edhe pse Partizani u mundua të reagonte me anë të Kumanovës, i cili shënoi në minutën e 68-të të pjesës së dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Ndërkohë takimi i dytë në këtë grupmoshë, mes Shkëndijës dhe Tiranës, ka përfunduar me fitoren e Shkëndijës. Golat janë shënuar nga një në çdo pjesë, me autor Ivanin dhe Bilbilin. Në takimet e 16-vjeçarëve Tirana arriti ta fitonte takimin e saj përballë Shkëndijës në shifrat 2-1. Golat për bardheblutë u realizuan nga Jazaj dhe Lleshi, ndërsa për Shkëndijën shënoi i zakonshmi Mici, i cili ka bërë një paraqitje të mirë. Në takimin tjetër mes Partizanit dhe Dinamos, të kuqtë kanë fituar pastër 2-0 me golat e Lilës dhe Qordjes.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"