Shënon një talent i ri, Partizani fiton në miqësoren me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 20:02

Shënon një talent i ri, Partizani fiton në miqësoren me Egnatian

Partizani dhe Egnatia janë përballur sot mes tyre në një miqësore në Strugë, si pjesë të përgatitjeve për sezonin e ri. Të kuqtë janë zhvendosur përsëri në Maqedoninë e Veriut për të bërë një minifazë përgatitore dhe kjo ishte ndeshja e parë e tyre në këtë pjesë të dytë të përgatitjeve.

partizani

Skuadra e Ilir Dajës ka triumfuar me shifrat 1-0 ndaj rrogozhinasve, të cilët po tregojnë sfidë pas sfide se do të jenë një kockë e fortë për çdo skuadër në elitën e futbollit shqiptar. Ekipi i drejtuat nga Gugash Magani përballoi mjaft mirë lojën e skuadrës kryeqytetase, edhe pse kjo e fundit e mbylli takimin me një fitore minimale 1-0,.

Autori i golit ishte sulmuesi i ri 18-vjeçar Klevis Dragaj, i cili tundi rrjetën në minutën e 22-të, i rreshtuar mes titullarëve nga tekniku Daja, i cili ka filluar të përvijojë tashmë ndeshje pas ndeshje atë që pritet të jetë edhe formacioni bazë i skuadrës për edicionin e ri. Të kuqtë do të luajnë një tjetër ndeshje miqësore në ditët në vijim, pasi kanë programuar një sfidë me Pogradecin këtë të shtunë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"