Shënoi golin në sekondat e fundit, portieri Selmani: Bushi më dha leje të dal në sulm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 22:57

Shënoi golin në sekondat e fundit, portieri Selmani: Bushi më dha leje të dal në sulm!

Gentian Selmani, foli për Supersport pas golit të barazimit që shënoi ndaj Bjellorusisë në miqësoren e mbrëmjes së sotme. Portieri shënoi në minutën e 93-të, golin që çoi shifrat në 1-1.

selmani

“Kam për detyrë të pres, të mbroj portën, por sonte ishte diçka ndrysha. Doja të dilja në atë moment dhe trajneri Bushi më dha leje të dilja në sulm. E prisja topin në atë pozicion dhe ia dola të shënoj.” – deklaroi portieri Selmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"