Shënoi golin e rrallë, ja çfarë thotë Moçka për “mrekullinë” ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2018 | 19:29

Shënoi golin e rrallë, ja çfarë thotë Moçka për “mrekullinë” ndaj Partizanit

Moçka ishte njeriu i ndeshjes në ndeshjen e sotme në golin e shënuar në momentin e fundit. Pas ndeshjes, ai foli për “Supersport”.

mockaaaa

A të shkonte ndër mëndje të shënoje sot?

Nuk e kisha menduar që loja do të shkonte në këtë mënyrë, por jam i kënaqur qe me golin tim i durova 1 pikë Teutës.

Ke shënuar tre gola në karrierë. Cili prej tyre ka qenë më me vlerë për ty?

Ky i sotmi është i veçantë sepse e kam shënuar me kokë dhe është i rëndësishëm për ekipin e Teutës. Dy gola te tjerë i kam shënuar nga penalltia.

A kishte faull te goli juaj?

Nuk kam vendosur duart, vetëm kam bërë trehapshin dhe kam shënuar.

Më mirë të presësh një gol të rëndësishëm apo të shënosh një?

Më mirë është të presësh një penallti të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"