Shehi me dilema për mbrojtjen, shikoni rreshtimin e mundshëm të Tiranës në duelin me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 8:50

Shehi me dilema për mbrojtjen, shikoni rreshtimin e mundshëm të Tiranës në duelin me Teutën

Tirana do të përballet me Teutën sot pasdite në Durrës. Gjithsesi, te Tirana ka probleme të shumta. Sfidën me durrsakët është e sigurt që e humbasin si Behiratçe dhe Toshevski.

HASANI XHIXHA ISMAJLGECI TIRANA

I pari ka një shqetësim dhe me shumë mundësi rrezikon edhe derbin, ndonëse po punon në palestër. I dyti kthehet vetëm në fund të janarit.

Me dy titullarë jashtë, Shehit i duhet që të bëjë disa ndryshime në formacion. Me shumë mundësi nuk do të kthejë pas Aleksin, ndërsa në balotazh për të luajtur titullar është Iseni ose Lulaj.

Gjithsesi, Iseni është më i favorizuar, pasi është më në formë, ndërsa Lulaj ka kaluar një grip dhe ende nuk është gati për të qenë 90 minuta.

Po kështu, ndoshta Shehi mendon ta ruajë për sfidën me Partizanin, ish-mbrojtësin e Kukësit. Me Isenin në formacion prapavija do të jetë me Bekajn, Najdovskin dhe Ismajlgecin e Përgjonin.

Në mesfushë treshja Deliu, Kallaku dhe Aleksi. Edhe sulmi është i njëjtë me treshen Patrik, Xhixha dhe Hasani.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"