Shehi fiton gjyqin kundër Tiranës, FSHF “kërcënon” bardheblutë dhe u jep ultimatum

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 22:50

Shehi fiton gjyqin kundër Tiranës, FSHF “kërcënon” bardheblutë dhe u jep ultimatum

Orges Shehi u shkarkua nga pankina e Tiranës në muajin tetor.

shehi

Trajneri durrsak i hodhi në gjyq klubin bardheblu duke e fituar atë në dhomën e zgjidhjes së konflikteve. Por tashmë Shehi ka rroga të prapambetura që nuk i janë shlyer dhe Tirana ka 30 ditë kohë për ta paguar apo gjetur akord me Orgesin për të shlyer detyrimet në një periudhë të mëvonshme.

Përndryshe Tirana mund të sanksionohet deri edhe me heqje pikësh nga kampionati.

VENDIMI I DISIPLINËS

  • Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"