Sfida me Dinamon, flet sulmuesi i Teutës: Dua tri pikët, golin le ta shënojë kush të dojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 10:30

Sfida me Dinamon, flet sulmuesi i Teutës: Dua tri pikët, golin le ta shënojë kush të dojë

Teuta do të udhëtojë drejt Elbasanit, ku do të përballet të dielën me Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Superiore. Në prag të këtij dueli, sulmuesi i bluve, Realdo Fili, ka folur për “Panorama Sport”, ku shprehet se beson se Teuta do të rikthehet tek ecuria pozitive ndaj Dinamos.

realdo fili

Realdo, sa i ka shërbyer “pauza” e kampionatit Teutës?

Mendoj se ka shërbyer për mirë, pasi kemi pasur kohë të punojmë dhe kemi bërë mirë në stërvitje gjatë kësaj periudhe pauze.

Si është gjendja e skuadrës para kësaj sfide?

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Të gjithë jemi të stërvitur dhe të gatshëm për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës.

Sa vështirë do të jetë përballja me Dinamon?

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, por për ne nuk ka ndryshim kundër cilit ekip luajmë. Ne kërkojmë pikët, kërkojmë fitoredhe jemi gati për të bërë më të mirën tonë.

A e keni gjetur ritmin e duhur te Teuta?

Mendoj se jam në një rrugë të mirë, por mundësitë janë akoma më të mëdha dhe shpresoj që me profesor Martinin të rrisë akoma më shumë nivelin.

Ju kënaq një pikë apo synoni me çdo kusht fitoren?

Ne kërkojmë pikët. Do të bëjmë maksimumin për një fitore në këtë ndeshje.

Keni qenë vendimtar me golat tuaj. Pret Fili të shënojë edhe ndaj Dinamos?

Për mua është e rëndësishme që ekipi të fitojë. S’ka rëndësi kush shënon, por shpresoj të shënoj dhe të ndihmoj ekipin drejt fitores.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"