Sezar ia sugjeron sulmuesin Juventusit: Do të përshtatet shumë mirë me Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 23:41

Sezar ia sugjeron sulmuesin Juventusit: Do të përshtatet shumë mirë me Ronaldon

Është dikush që Raul Himenezin e njeh më mirë se të tjerët. Zhulio Sezar, mes vitit 2015 dhe 2017, ishte shok skuadre me sulmuesin e Uolverhemptonit, sot në shënjestrën e Juves për të zëvendësuar Higuainin në rast largimi.
zhulio sezar
Portieri i Interit të tripletës, i cili sot jeton në Lisbonë dhe bën menaxherin, luajti te Benfika me sulmuesin 29-vjeçar meksikan, ku të dy së bashku fituan dy tituj kampionë në Portugali. “Është një sulmues i fuqishëm, i shpejtë, teknik dhe i fortë në luftën në ajër. Shënon, por është gjithashtu një që punon shumë për skuadrën”, thotë Sezar për autorin e 22 golave dhe 10 asisteve me “Ujqërit” në Premier Ligë. “Krahasimi me Manxukiçin? Krahasimet janë gjithnjë të vështira dhe nuk më pëlqejnë kurrë.

raul himenez
Raul është Raul. Është një sulmues i rëndësishëm dhe luftëtar i jashtëzakonshëm. Do të gjendej shumë mirë përkrah Ronaldos. CR7 i pëlqen të niset nga e majta, Raul është një sulmues zone”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"