Selmani i dyzuar mes Belgjikës dhe Italisë, grumbullimi me kombëtaren rrit shanset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 13:18

Selmani i dyzuar mes Belgjikës dhe Italisë, grumbullimi me kombëtaren rrit shanset

Gentian Selmani mund të bëj një hap të madh në karrierë. Portieri i Laçit është një alternativë serioze për tu transferuar në Belgjikë ose Itali. Sipas asaj që raporton “Sport News”, 20 vjeçari ndiqet nga menaxherë të ndryshëm.

selmani

Ata ishin të pranishën edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Grumbullimi me kombëtaren e madhe i dha një sinjal pozitiv atyre që kishin dyshime, dhe kjo i rriti shanset për një transferim në Itali. Nga Belgjika nuk bëhet i ditur emri i ekipit që interesohet. Për momentin Selammani gjendet i grumbulluar nga kombëtarja U-21, që pret të luajë një miqësore tjetër ndaj Bjellorusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"