Santos: Kujdes nga Elmazi dhe Bardhi, do të jetë për jetë a vdekje edhe për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 13:42

Santos: Kujdes nga Elmazi dhe Bardhi, do të jetë për jetë a vdekje edhe për ne

Fernando Santos pranon se Portugalia ka studiuar ndeshjet e Maqedonisë së Veriut ku ata mundën Italinë dhe Gjermaninë përpara duelit të sotëm.

FERNANDO SANTOS 1

“Nuk mund t’i kemi më këto pasiguri. Bernardo dhe të gjithë të tjerët kanë nisur të shohin videot e Maqedonisë së Veriut dhe mënyrën si ata luajnë.

Në ndeshjen me Italinë ata treguan se ishin një skuadër shumë e organizuar në mbrojtje dhe në daljet në kundërsulm, – tha trajneri i luzitanëve në konferencë.

– Ne duhet të shohim më shumë atë që ata bënë ndaj Gjermanisë dhe kuptojmë se ndaj Italisë i mungonte Elmazi, mesfushori i Napolit. Për mua është më i miri, por edhe Bardhi.

Ata i sjellin skuadrës cilësinë e zotërimit të topit dhe atyre u pëlqen të luajnë futboll. Jemi të përgatitur për çdo moment.

E dimë që mbrohen thellë në bllok dhe do të përpiqen të dalin me linjat e dyta, por gjithnjë tërhiqen në 30 metrat e fundit të fushës. Është folur shumë se ata do të japin jetën në fushë, por është një ndeshje për jetë a vdekje edhe për ne”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"