Sançez prezantohet te Interi me numrin e ri: Dua të fitoj më shumë trofe, ja si e gjeta skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 16:54

Sançez prezantohet te Interi me numrin e ri: Dua të fitoj më shumë trofe, ja si e gjeta skuadrën

Aleksis Sançez vendosi të rikthehej në Serinë A italiane duke u bashkuar me Interin me numrin 70, teksa në prezantim ka folur edhe fjalët e para si zikaltër pas rikthimit. Ndërkohë, kiliani u shpreh se kërkon të fitojë më shumë trofe pas rikthimit.

ALEKSIS

“Të gjithë e dinë se Interi është një ekip i madh dhe një finalist i Champions League. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe të jem në ekipe të forta, tani dua të fitoj përsëri.

Gjeta një Inter që dëshiron të fitojë, edhe nëse është e vështirë në futboll. Megjithatë, duhet të ketë gjithmonë këtë mentalitet dhe shpresoj që me shokët e mi të arrijmë një tjetër Champions League dhe të fitojmë titullin kampion.

Unë jam i njëjti, jam më i pjekur dhe kërkoj të shënoj më shumë gola, të fitoj më shumë trofe”, u shpreh Sançez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"