Saktësi “kirurgjikale” në pasime/ “Flirtoi” me eurogolin nga goditja e dënimit, shikoni notën dhe statistikat e Asllanit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 0:13

Saktësi “kirurgjikale” në pasime/ “Flirtoi” me eurogolin nga goditja e dënimit, shikoni notën dhe statistikat e Asllanit (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 54-t, në duelin ndaj Salernitanës, ku Interi triumfoi me rezultatin 0-4. Shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze, duke “flirtuar” edhe me eurogoli nga goditja e dënimit në minutën e 70-të, por fati nuk ishte me të, pasi topi shkoi ngjitur me traversën.  

bandicam 2023-09-30 22-04-16-557

Asllani regjistroi edhe një statistikë fantastike, teksa nga 26 pasime në total 25 ishin të sakta. Ai së bashku me Lautaro Martinez, i dhanë ngjyra lojës së Interit në momentin e aktivizimit, duke bërë që skuadra e Inzagit t’i imponohej kundërshtarit. 

ASLLANI NOTA

Mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 6.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” për paraqitjen e bërë.  

KRISTJAN ASLLANI “FLIRTON” ME EUROGOLIN NGA GODITJA E DËNIMIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"