“Sakrifikova për ekipin, Edon Hasani rikthim i madh”, Greca: Trajneri Çela na “zgjoi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 22:01

“Sakrifikova për ekipin, Edon Hasani rikthim i madh”, Greca: Trajneri Çela na “zgjoi”

Bedri Greca sfidoi gjend jen gripale, për të qenë në fushë ndaj Teutës, sakrificë që ja vlejti, pasi anësori i krutanëve arriti të shënonte golin e parë të sfidës.

Greca

Për “Panorama Sport”, autori i dy golave në këtë sezon, flet për ndeshjen, golin dhe pritshmëritë për pjesën e mbetur të sezonit. Greca mendon se skuadra ka cilësi, dhe mundësitë për të shpëtuar janë shumë reale.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore në këtë moment?

Ishte një fitore jetësore kjo ndaj Teutës e cila erdhi në momentin e duhur.

Ju sakrifikuat për të qenë në fushë, besoj që ja vlejti…

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne edhe s’mund të hiqja dorë kollaj. Doja të isha pranë shokëve të mi edhe sikur të isha në stolin rezervë.

Parandjetë diçka për këtë sukses, pasi prej dy ditësh keni qenë me virozë?

Unë s’e parandjeva, sepse në çdo ndeshje futem në fushë që të shënoj, por trajneri dhe shokët e mi po, ishin shumë entuziastë edhe të karikuar në maksimum. I falënderoj të gjithë. Uroj të vazhdojmë kështu me këtë dëshirë edhe atmosferë.

A mendoni se ky trepikësh ju ka rikthyer sërish në garën e mbijetesës?

Ne nuk do të dorëzohemi kurrë, sepse jemi vërtet një ekip që se meritojmë të jemi në atë pozicion.

Sa ka ndikuar ardhja e trajnerit të ri në skuadër, pasi u pa një Kastriot ndryshe?

Sinqerisht është kthyer harmonia, dëshira edhe entuziazmi. Çunat kanë shumë vetëbesim edhe shprehen shumë qartë edhe këtë gjë e ka sjellë trajneri me plot gojën. Edhe goli i parë ishte meritë e trajnerit, sepse ishte e punuar në stërvitje këto dy javë.

Për këtë ndeshje sinqerisht nuk di kë të përgëzoj më parë, sepse kanë qenë i gjithë ekipi të mrekullueshëm, shpresoj edhe besoj shumë që do të vazhdojmë kështu. Dua të shtoj edhe diçka, është rikthyer edhe Edon Hasani që ishte i jashtëzakonshëm. I uroj suksese, sepse për ne ai është një armë shumë e fuqishme.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"