Rroca në dyshim, priten surpriza në merkato te Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 13:11

Rroca në dyshim, priten surpriza në merkato te Luftëtari

Gjirokastritët nuk kërkojnë të humbin kohë, teksa vijojnë përgatitjet për sfidën e parë të kampionatit të 80-të të Kategorisë Superiore. Me predispozicion të vetëm, arkivimin” e fitores në shtëpi përballë debutuesve të Kastriotit, të besuarit e sllovenit Millosh Kostiç janë të vetëdijshëm për shkallën e lartë të vështirësisë që paraqet ky takim.

luftetariiii

Ndonëse bluzinjtë kanë pasur në dispozicion gjithë kohën e mjaftueshme për këtë takim, mungesa e fantazistit Eduart Rroca në mesfushë mbetet shqetësim më vete për sllovenin Millosh Kostiç. Cilësitë e fantazistit Rroca në mesfushën e Luftëtarit pa dyshim kanë jo pak impakt në lojën e gjirokastritëve. Për të bërë të mundur “rehabilitimin” sa më të shpejtë të Rrocës, drejtuesit gjirokastritë po përshpejtojnë terapinë në një prej klinikave më të mira në shtetin fqinj, Greqi.

DYSHIMI – Gjithsesi, burime të besueshme brenda kampit bluzi dhe stafit mjekësor të Luftëtarit bëjnë të ditur se aktivizimi i fantazistit në ndeshjen e së shtunës është thuajse një mision i pamundur. E si për të kompensuar mungesën e 25- vjeçarit lushnjar, trajneri Kostiç në seancat e fundit stërvitore si dhe në ndeshjen miqësore ndaj Bylisit ka provuar të tjerë futbollistë.

roca

MUNGESAT
– Luftëtari, në përballjen me Kukësin, do të vuajë mungesën e shtatlartit serb Ivan Jakovljeviç, i cili është dëmtuar dy javë para fundit të sezonit të shkuar. Po të njëjtat burime konfirmojnë ecurinë e mirë të rikuperimit të qendërmbrojtësit Jakovljeviç, kjo dhe falë vullnetit dhe përkushtimit të lojtarit. Sakaq, sot Luftëtari do të stërvitet me dy seanca stërvitore në ditë. Në orën 9:30 të ndarë në minigrupe, futbollistët bluzinj do të ushtrojnë palestër për të vijuar në orën 18:30 me seancën e radhës në kompleksin sportiv “Fusha e Vjetër”. Sot dhe deri në limitet e fundit të merkatos, surprizat në hyrje nuk do të mungojnë. Kjo javë pritet të shoqërohet edhe me nënshkrimin e kontratave të reja, mes të cilëve gjenden emrat e Ardit Jaupaj, Ledion Xhymerti e Dhimtër Andoni, pa përjashtuar këtu dhe ndonjë “goditje rrufe” në hyrje të merkatos.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"