“Ronaldo më i miri që kam stërvitur, por na mbyti nga alkooli”, Kapelo: Kur iku ai nisëm të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 15:28

“Ronaldo më i miri që kam stërvitur, por na mbyti nga alkooli”, Kapelo: Kur iku ai nisëm të fitojmë

Fabio Kapelo dhe Ronaldo kanë pasur probleme në aventurën e tyre në Madrid dhe ato çuan në një divorc mes “Galaktikëve” dhe sulmuesit brazilian. Ai në fakt po e humbte formën dhe trajneri italian kërkonte maksimumin në çdo stërvitje.kapelo

Palët patën diskutime të shumta dhe nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët, pavarësisht se tani pas 13 vitesh kjo histori tregohet me humor dhe batuta nga trajneri italian. Ai e konsideron Fenomenin si lojtarin më të talentuar me të cilin ka punuar, por njëkohësisht edhe atë që i ka krijuar më shumë probleme në menaxhim.

Fabio Kapelo dhe Fenomeni Ronaldo ishin bashkë te Reali i Madridit gjysmë sezoni, nga vera e vitit 2006 deri në janarin e vitit 2007, moment kur braziliani vendosi të largohej nga Madridi për të luajtur me Milanin. Aq muaj mjaftuan që trajneri italian të zbulonte talentin e madh të këtij lojtari, por edhe faktin që futbolli nuk i interesonte më. Në një bisedë me televizionin “Sky”, tregon si ishte raporti i tij me Fenomenin dhe se tani janë miq të mirë me njëri-tjetrin.74950848.jpg.0

“Talenti më i madh që kam stërvitur është Ronaldo, ‘trashaluqi’ që të mos keqkuptohemi. Njëkohësisht është lojtari që më ka krijuar shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Ai bënte festa dhe gjithçka që donte. Një ditë Van Nistelroi më tha: ‘Mister, këtu në dhomën e zhveshjes të mbyt era e alkoolit’”, tregon Kapelo.

Ai thotë se largimi i Ronaldos ndikoi në fitoren e titullit kampion atë vit. “Kur iku Ronaldo nisëm të fitonim dhe morëm titullin, por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi, pa asnjë dyshim”, tha italiani. Kapelo sqaroi se raporti aktual mes tyre është i shkëlqyer dhe kontaktojnë shpesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"