“Roma më mirë me De Rosin”, Mauro Tasoti: Milani mbetet favorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 18:33

“Roma më mirë me De Rosin”, Mauro Tasoti: Milani mbetet favorit

Mauro Tasoti me përvojën e tij ka marrë përsipër të analizojë derbin italian të Ligës së Europës mes Milanit dhe Romës që do të përballen sot në “San Siro” në ora 21:00. “Ndeshjet e viteve të fundit sugjerojnë se Milani është një hap mbi Romën.

mauro-tassotti-milan-1610445537-54431

Sigurisht, verdhekuqtë ndryshoi me ardhjen e De Rosit. Skuadra më duket më e bukur dhe arriti rezultate të shkëlqyera. De Rosi u tregua i zoti në ndryshimin e tonit të ekipit dhe
arritën rezultate. Jam kurioz ta shoh, ta shoh ndeshjen, por mendoj se Milani është favorit.

Ekipi kuqezi e gjeti veten përsëri, pati disa vështirësi në muajt dhjetor dhe janar, por tani po udhëton pak a shumë si Interi”, deklaroi për “La Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"