Risi te Dinamo, ja çfarë pritet të ndodhë te kryeqytetasit në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 23:19

Risi te Dinamo, ja çfarë pritet të ndodhë te kryeqytetasit në janar

Dinamo e ka mbyllur më së miri fazën e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë, ku kryesojnë me 20 pikë dhe të shkëputur nga ndjekësit.

Dinamo

Dinamovitët kanë marrë pushimet për festat e fundvitit dhe skuadra do të grumbullohet në fillim të janarit për të rinisur përgatitjet për fazën e dytë, që pritet të nisë me 16 janar.

Dinamo e 2021-shit vjen me risi, pasi drejtimin e skuadrës e marrin dy ish-futbollistë të njohur italianë, Moriero – Mikoli, ndërsa ish-trajneri Kamarata është lejuar të marrë drejtimin e Apolonisë.

Për të mos vënë në diskutim objektivin, ngjitjen në Superiore, pritet që klubi të ndërhyjë në merkato, në mënyrë që stafi i ri të ketë një grup kualitativ.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"