Rikuperohen 3 të dëmtuar, trajneri Dalipi: Na duhet portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 18:53

Rikuperohen 3 të dëmtuar, trajneri Dalipi: Na duhet portier

Korabi ka nisur përgatitjet prej datës 4 janar dhe duhet thënë që grupi është “pasuruar”. Nuk bëhet fjalë për largime, por rikuperime. Lajmin e konfirmon vetë Klevis Dalipi, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”.

kORABI

“U jemi rikthyer seancave stërvitore dhe po punojnë sa i takon përgatitjes fizike dhe asaj teknike. Grupi është i njëjti me përjashtim të portierit Birja, që u largua në Kosovë.

Na janë bashkuar edhe tre futbollistët që vuanin dëmtime, Raza, Prendi dhe Shehu. Ata janë rikuperuar, por ende është herët për të thënë në se do t’i kemi të gatshëm me fillimin e garës. Shpresojmë të bëjmë ndonjë përforcim.

Drejtuesit janë në kërkim të një portieri cilësor, që të zëvendësojë Birjen, por koha që kemi në dispozicion është e shkurtër. Kampionati rifillon më 16 janar dhe kam besim se do ta nisim mbarë”, ka thënë Dalipi.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"