Rikthime dhe mungesa te Kukësi, Duro në ankth për 2 titullarë. Mbrojtësi “ngec” në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 14:40

Rikthime dhe mungesa te Kukësi, Duro në ankth për 2 titullarë. Mbrojtësi “ngec” në Kroaci

Kukësi mes rikthimeve dhe ankthit para Skënderbeut. Në një ndeshje kur kërkohet vetëm fitorja, stafi teknik nuk është ende i qetë. Rroca, Gavazaj dhe Xhika janë kthyer në stërvitje. Që të tre kanë pasur probleme dëmtimesh, kontraktime apo lodhje, e megjithatë prej seancës së djeshme kanë dalë në fushë.

kukesiiii

Lajm më të mirë nuk mund të kishte dhe sidomos kur dihet që përballë korçarëve kërkohet kthesa me çdo kusht. Për mesfushorin anësor dhe portierin nuk ka më vend për panik, ndaj zyrtarisht janë gati. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për fantazistin, i cili ka pasur dhimbje në kavilje.

Ish-lojtari i Luftëtarit do të jetë në monitorim të plotë dhe në ditët e ardhshme do të verifikohet nëse të jetë 100% i disponueshëm për javën e 8-të. Edhe pse ka dalë në stërvitje dhe ka provuar të marrë ngarkesë të plotë, ka ndierë dhimbje. Tashmë u mbetet mjekëve që të vendosin nëse do të mund të përballojë minutazh të plotë apo jo.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Emiljano Musta, i cili pas thuajse 20 ditësh mungesë është rikthyer në stërvitje. Elbasanasi e nisi në mënyrë të shkëlqyer aventurën me Kukësin, por nga mbingarkesa pësoi dëmtim në muskujt e barkut. E megjithatë, tashmë e ka kaluar plotësisht. Mesfushorit shtatlartë i nevojitet vetëm përgatitje fizike për të kapur formën.

kukesii

MUNGESAT – Mungesë tjetër në seancën e parë të kësaj jave ishte edhe ajo e kapitenit Besar Musolli, i cili është me leje dhe sot do të kthehet në stërvitje. Mesfushori është shtuar me vajzë dhe klubi assesi nuk ia mohoi të drejtën për të gëzuar me familjen.

Edhe pse i dhanë pushim pa limit, mesfushori si profesionist i vërtetë ka vendosur që të kthehet sot. Në listën e mungesave të arsyetuara është edhe Mirlind Daku, i grumbulluar me Kombëtaren U-21 të Kosovës. Situata e Erhun Obanor është edhe më shqetësuese, pasi ai ndodhet ende në Kroaci përkohësisht për çështjen e vizës. Nuk ka asnjë të dhënë për të kur kthehet. Gazeta ka kontaktuar me zyrtarë të klubit, të cilët nuk e dinin konkretisht kur lojtari kthehej për shkak të burokracive të letrave.

shpetim duro

FORMACIONI – Shpëtim Duros do i duhet që të gatuajë këto ditë formacionin “tip”. Me rikthimin e Ethemit do të ketë një alternativë më shumë, ndërsa i gatshëm është edhe Kamara. Guineasi kundër Besëlidhjes bëri mirë, duke dhënë “sinjale” se është gati që të kapë edhe një vend titullari. Trajneri e ka në fokus dhe po e shikon pse jo si një alternativë në mesin e fushës. Ai po monitoron gjendjen e Rrocës dhe nëse mesfushori nga Librazhdi nuk do jetë gati, nuk do të jetë habi që të luajë Kamara në vend të tij.

Por, një gjë është e sigurt, 22-vjeçari Ethemi do të jetë në formacionin bazë. Vetëm roli është i papërcaktuar, ndaj projektohet si “xhol”. Në mbrojtje nëse nuk do të kthehet Obanor, pritet që Kitanovski të luajë në qendër me Teqjen. Por, mbetet për t’u parë pasi kohë para ka për të përfunduar procedura e letrave të nigerianit.

Skerdilaid Sulozeqi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"