Rikthim i rëndësishëm për duelin me Skënderbeun, Bejzade do fitoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 9:51

Rikthim i rëndësishëm për duelin me Skënderbeun, Bejzade do fitoren e parë

Erzeni pret sot Skënderbeun në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës, me synimin e vetëm, rikthimin te fitorja.

bejzade

Trajneri Skerdi Bejzade debutoi me barazim kundër Tiranës në “Air Albania” një javë më parë dhe morali në skuadër është i lartë në prag të ndeshjes me korçarët. Bejzade do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, teksa një lajm i mirë është edhe rikthimi i fantazistit kroat, Amir Kahrimanoviç.

Ky i fundit mungoi kundër Tiranës për shkak kartonësh dhe tashmë është një forcë më shumë për shijakasit, duke shtuar fantazinë. Trajneri Bejzade nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, ndërsa ka një balotazh mes brazilianëve Alba dhe Migone në repartin e mesfushës. Për herë të parë Alba e nisi nga stoli me Tiranën, që përkoi edhe me debutimin e Bejzades.

Tashmë që kanë kaluar disa javë nga afrimi i lojtarëve në merkaton e janarit, në klub presin shpërthimin e tyre, veçanërisht të sulmuesit maroken, Marzuk. Ky i fundit nuk është ende në 100 % të gjendjes fizike. Ndërkohë, në stërvitjen e fundit fokusi ka qenë te ana taktike, ndërsa Bejzade tashmë ka në krah edhe ndihmësin e tij, Ardit Beqiri. Ish-kapiteni i Partizani ka disa ditë që është emëruar zv.trajner i Erzenit.er

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"