Rikthehet Superiorja. Java katërt starton me Teuta-Kukësi, tension i lartë në… pankina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 8:13

Rikthehet Superiorja. Java katërt starton me Teuta-Kukësi, tension i lartë në… pankina

Kukësi, në vend të fundit me një pikë dhe Teuta e parafundit me dy pikë pas vetëm tri javësh kampionat. Sot, në orën 17:45, skuadrat përplasen në stadiumin “Niko Dovana” për llogari të javës së katërt në një ndeshje me tension të lartë në… pankina.

TEUTA KUKESI

Në stolin e Teutës rikthehet pas dy vitesh e nëntë muajsh Bledi Shkëmbi, ndërsa klubi durrsak shkarkoi Renato Arapin pas barazimit me Erzenin. Natyrisht shkalla e vështirësisë rritet dhe mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje në pankinë e klubit durrsak do të japë efekt pozitiv.

Nga ana tjetër, te Kukësi situata është edhe më e rënduar, pasi vijnë nga dy humbje radhazi dhe një tjetër dështim në Durrës do të komprometonte vazhdimësinë e Skënder Gegës në stolin verilindor, aq më tepër që presidenti Safet Gjici ka paralajmëruar se nuk mund të tolerojë më.

Gjithsesi, të dyja skuadrat sot kërkojnë fitoren e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"