RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Garë e ethshme, 3 ekipet në krye me pikë të barabarta. Naftëtari katastrofë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2018 | 17:32

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Garë e ethshme, 3 ekipet në krye me pikë të barabarta. Naftëtari katastrofë!

Tre skuadra udhëheqin me pikë të barabarta në Grupin B të Kategorisë së Dytë, pas përfundimit të javës së 11-të. Bëhet fjalë për Maliqin, Shkumbinin dhe Devollin.

Shkumbini

Pritet një luftë tepër e ashpër në këtë grup, ku favoritja kryesore padyshim është Shkumbini. Kujtojmë që peqinasve iu zbritën 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës disa javë më parë, për dhunë të ushtruar ndaj gjyqtarit në sfidën ndaj Naftëtarit.

Në ndjekje të kryesuesve është vënë dhe Albpetroli që në 11-javë ka arritur të sigurojë 21 pikë. 4 më pak se skuadrat e kreut. Për sa i përket fundit të renditjes, Naftëtari duket në një krizë të thellë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Skuadra kuçovare mbyll tabelën me vetëm 4 pikë. Diferenca me vendin e parafundit që mbahet nga Përmeti është 5 pikë, teksa Naftëtarit i duhet një mrekulli në fazën e dytë, për t’iu larguar fundit dhe për të shpëtuar rënien në Kategorinë e Tretë.
RENDITJA, KATEGORIA E DYTË, GRUPI B: 

  1. Maliqi 25 pikë (22-7)
  2. Shkumbini 25 pikë (21-6)
  3. Devolli 25 pikë (16-5)
  4. Albpetroli 21 pikë (18-10)
  5. Këlcyra 19 pikë (17-15)
  6. Memaliaj 16 pikë (21-17)
  7. Skrapari 16 pikë (11-14)
  8. Tepelena 13 pikë (14-18)
  9. Termi 11 pikë (18-27)
  10. Delvina 11 pikë (13-22)
  11. Butrinti 10 pikë (21-20)
  12. Gramozi 10 pikë (7-17)
  13. Përmeti 9 pikë (8-15)
  14. Naftëtari 4 pikë (8-21)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"