“Reja ishte domosdoshmëri për Kombëtaren”, Tafaj: Nuk është çudi t’i rinovohet kontrata se ka meritë të jashtëzakonshme në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 23:34

“Reja ishte domosdoshmëri për Kombëtaren”, Tafaj: Nuk është çudi t’i rinovohet kontrata se ka meritë të jashtëzakonshme në…

Alban Tafaj është i bindur se Edi Reja ka qenë një “domosdoshmëri: për ekipin kombëtar. Duke folur në “Sport News Plus”, specialisti i Departamentit të Edukimit në FSHF, ka theksuar se trajneri kishte bërë mirë në ndryshimin e brezave të përfaqësueses dhe se nuk ishte çudi që të vazhdonte punën duke iu rinovuar kontrata.

tafaj

“Reja, për mua, për eksperiencën që ka dhënë ishte një domosdoshmëri të paktën për ndryshimin e brezave. Ndryshimi erdhi gradual dhe pa një “bum” të madh me diferencë pikësh, se ndryshimi i brezave e ka një kosto. Erdhëm nga Europiani dhe pjesën dërrmuese nuk e kemi më, janë zëvendësuar dhe vetëm mënyra dhe eksperienca e punës së tij e ka bërë që të ishte sa më natyrale, duke mbajtur nivel në renditje dhe duke patur pretendime të vazhdueshme në eliminatore.

A është shumë e rëndësishme që të rrijë Reja për të vazhduar apo jo? Unë mendoj që e rëndësishme është që trajneri Reja apo tjetër, të ketë objektivat me këtë grup lojtarësh të talentuar. Atyre tani u mungon vetëm harmonizimi dhe për të dhënë më të mirën nga vetja me ekipin kombëtar. Se shohim që me ekipin e tyre bëjnë lojëra të bukura dhe me ekipin kombëtar nuk e shfaqin. Nuk është çudi të vazhdojë kontrata e Rejas se ka një meritë të jashtëzakonshme në këtë transformim që ka pësuar ekipi. Por ndoshta edhe një mentalitet i ri mund të jetë i nevojshëm”, tha Tafaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"