Refuzoi ftesën e Panuçit, Sadiku i bën lëmsh sërish. Në Kosovë janë të bindur: Do vijë të luajë me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 23:53

Refuzoi ftesën e Panuçit, Sadiku i bën lëmsh sërish. Në Kosovë janë të bindur: Do vijë të luajë me ne

Kosova do të luajë tashmë në fazën e play-offit në Ligën e Kombeve, ndërsa pas takimit të fituar 4-0 me Maqedoninë, ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili për mediat deklaroi se Loret Sadiku do të bashkohet me ekipin e Shaland.

loret sadiku

“Loret Sadiku do t’i bashkohet Kosovës. Ai po e rregullon dokumentacionin. Ka edhe lojtarë të tjerë, por Loreti do të vijë si fillim”, deklaroi Agim Ademi për SuperSport Kosova. Kujtojmë që FIFA pak kohë më parë, ia bëri të qartë Sadikut se mund të luajë vetëm me Shqipërinë, teksa kishte ndërruar më parë edhe kombëtaret e Kosovës dhe Suedisë.

Ai u grumbullua nga Panuçi për ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor, por refuzoi të ishte i pranishëm, me argumentin se nuk ishte në 100% e tij. Panuçi më pas deklaroi se do e kishte sërish në planet e së ardhmes Sadikun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"