Refik Resmja, bomberi i derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2015 | 11:48

Refik Resmja, bomberi i derbit

Refik Resmja141 derbet e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë prodhuar 361 gola, nga këto 201 i kanë shënuar “demat e kuq” dhe 160 bardheblutë.

Golashënuesi më i mirë i të dyja skuadrave kryeqytetase është sulmuesi rekordmen i Partizanit, Refik Resmja, me 14 gola të realizuar. Pas tij vijnë Agim Murati, me 11 gola të shënuar në derbi, Robert Jashari me 9 gola, Kolec Kraja me 8 dhe Panajot Pano me 7 gola.

Nga Tirana, realizuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve derbi është Indrit Fortuzi, me 11 gola të realizuar në portën e Partizanit. Pas tij vjen Agustin Kola me 10 gola, Arben Minga me 8 dhe Petrit Dibra me 7 gola. Lojtari i parë që ka shënuar në një derbi është Hamdi Bakalli i Partizanit, më 20 mars 1947, ndërsa golin e fundit e ka shënuar Mario Morina i Tiranës, më 13 mars 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"