Realizoi dopietë ndaj ish-skuadrës, Muriqi i pafat. Shikoni çfarë i ndodh!

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 21:27

FB Kosova & Rajoni Të fundit

Realizoi dopietë ndaj ish-skuadrës, Muriqi i pafat. Shikoni çfarë i ndodh!

Mbrëmja e sotme nuk është mbyllur pa dhimbje për sulmuesin e Kosovës dhe Fenerbahçes Vedat Muriqin. Teksa realizoi një ndeshje perfekte duke realizuar dy gola që në pjesën e parë, ndaj ish-skuadrës së tij, Gençlerbirligit 25-vjeçari u detyrua të linte fushën i dëmtuar në minutën e 77-ë të takimit duke i lënë vendin Tolgai Asllanit.

mURIQI5

Pas triumfit 5-2, ‘bomberi’ shqiptari foli për mediat, teksa u shpreh: ‘’Fitoret e ekipit tim janë më të rëndësishme se golat e mi. Jemi të lumtur. Javën tjetër të jemi gati për Sivasporin. Duhet të jemi gati’’, shprehet Muriqi.

mURIQI4

Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Kur ende nuk ka përfunduar faza e parë e sezonit 2019/2020, ai ka realizuar plot 10 gola në 14 ndeshje (9 në kampionatin turk duke udhëhequr dhe renditjen e golashënuesve më të mirë). Ai humbi në muajin nëntor përballjet me Republikën Çeke dhe Anglinë si pasojë e një dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com