Reagimi i gruas së Dani Alvesh pasi u lirua me kusht nga burgu habiti të gjithë ndjekësit e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 22:38

Reagimi i gruas së Dani Alvesh pasi u lirua me kusht nga burgu habiti të gjithë ndjekësit e saj

Ish-mbrojtësi brazilian i disa skuadrave të njohura, Dani Alvesh u dënua nga Gjykata e Barcelonës me 4 vite e gjysmë burg më 22 shkurt. Ai është rikthyer në liri me kusht, përkohësisht, në pritje të dënimit përfundimtar për akuzën e rëndë të përdhunimit të një vajze të re në Barcelonë.

Dani Alvesh dhe Joana Sanz

Ndërkohë, reagimi i ish-bashkëshortes së tij Joana Sanz për lajmin ka shkaktuar bujë. Ajo ishte ndoshta një nga më të shumëpriturit se si do të reagonte, duke qenë se kishte folur shpesh për këtë çështje, gjatë gjykimit.

Megjithatë, modelja spanjolle ka preferuar heshtjen, ka çaktivizuar profilin e saj në Instagram me mbi 800 mijë ndjekës. Joana Sanz preferon të mbajë një profil të ulët tani që çështja është kthyer në qendër të vëmendjes, pavarësisht se një pjesë e madhe e punës së saj bazohet në mediat sociale dhe sponsorizimet në Instagram

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"