Rami largohet para kohe, ja si pritet të luajë sot Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 12:50

Rami largohet para kohe, ja si pritet të luajë sot Kastrioti

Kastrioti nuk është dorëzuar ende dhe vazhdon të besojë deri në fund te mbijetesa. Krutanët e drejtuar nga trajneri Emiljano Çela përgjatë gjithë kësaj jave kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila është edhe tepër e rëndësishme, atë kundër Egnatias.

kastrioti

Ekipi i Kastriotit është spostuar nga ambientet stërvitore në Kamzë, një tapet me bar artificial për të kaluar në përgatitje në një fushë natyrale, si ajo e Fushë-Krujës, në stadiumin “Redi Maloku”.

Siç mësohet, ndaj Egnatias krutanët do të vuajnë mungesën e disa titullarëve, por për t’u vlerësuar mbetet fakti se edhe lojtarët zëvendësues janë paraqitur mirë.

Trajneri Çela, i cili edhe personalisht do të ndjekë këtë ndeshje nga tribuna për shkak të pezullimit nga kartonët, nuk do të ketë të gatshëm për këtë takim Armando Ramin, ku burime të gazetës bëjnë me dije se mbrojtësi i majtë ka lënë ekipin dhe është larguar për në Angli.

Ndërkohë, pas Spartak Ajazit vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin katër javë përpara fundit. Mungesa të tjera do të jenë edhe Eneid Kodra dhe Adolf Selmani, të cilët janë të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.

FORMACIONI- Duke marrë shkas edhe nga mungesat, por edhe cilësitë e kundërshtarit, trajneri Çela në përfundim të seancës stërvitore të djeshme ka bërë kalkulimet për të skicuar edhe formacionin që do të hedhë në fushë.

Në portë pritet të luajë Sali, ndërkohë mbrojtja pritet të formohet me Onanugën djathtas, Bejzade dhe Stojanoviç në qendër dhe Sulka i majtë. Në mesfushë: Hasani, Karakaçi dhe Mehmeti, ndërsa përpara do të vendosen Zogaj, S.Selmani dhe Rexhinaldo, me një skemë 4-3-3.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"