Rama, një hap larg Mynih 1860 në Bundesligën 2

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 27, 2014 | 9:04

Rama, një hap larg Mynih 1860 në Bundesligën 2

Rama dhe MesiValdet Rama është një hap larg një kontrate me Mynih 1860. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave këtë të enjte mesfushori i avancuar i Kombëtares shqiptare do të duhet të startojë me vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë një kontratë me këtë klub. Rama, i cili ka për agjent një nga avokatët më të njohur në Itali, Federiko Frenin, gjatë këtyre ditëve ka qenë në “listën” e disa klubeve në Europë, por duket se “epopeja e merkatos” për këtë lojtar do të përfundojë pikërisht në Bundesligën e dytë gjermane, aty ku militon prej kohësh klubi bavarez. Lojtari shqiptar u kërkua edhe nga Kievo Verona, Atalanta, Xhenova, Sasuolo në Itali, Deportivo La Korunja e Eibar në Spanjë, si dhe AEK-u i Athinës në Greqi, por mes tij dhe drejtuesve të këtyre klubeve nuk u arrit në një marrëveshje, për shkak të ofertë-kërkesës financiare të ulët. Sakaq, duket se Mynih 1860 ka bërë një hap përpara karshi lojtarit shqiptar, ndaj Rama pritet të rikthehet në Gjermani. Ai është rritur në akademinë e Volfsburgut dhe më pas ka luajtur edhe për Ingolshtadin dhe Hanoverin, si në Bundesligën e parë dhe në të dytën. Më pas Rama luajti për një sezon në Suedi tek Orebro, para se të kalonte në Spanjë te Rela Vajadolidi.






www.minuta90.com