Quajeni “Mbreti i Ligës së Europës”, Lukaku shënon dhe i afrohet “fronit” të golashënuesve më të mirë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 22:02

Quajeni “Mbreti i Ligës së Europës”, Lukaku shënon dhe i afrohet “fronit” të golashënuesve më të mirë në histori

Goli i sotëm i Romelu Lukakut në Ligën e Europës, e ka bërë atë një nga golashënuesit më të mirë në historinë e këtij turneu, duke e afruar edhe më shumë me vendin e parë. Sulmuesi belg i Romës, ka gjetur rrjetën 26 herë në karrierën e tij në këtë turne me klube të ndryshme dhe nuk është shumë larg vendit të parë.

lukaku

Ai mbahet nga suedezi i njohur Henrik Larson, i cili ka shënuar 31 herë kur turneu quhej ende Kupa UEFA. Lukaku është ndër lojtarët në aktivitet që mund ta thyejnë këtë rekord, duke qenë vetëm 5 gola larg ”fronit”. Më afër në fakt është Obamejang i Olimpik Marsejës, të cilit i mjaftojnë dy gola të tjerë në edicionin aktual për ta arritur.

GOLASHNUESIT MË TË MIRË TË KUPËS UEFA./LIGËS SË EUROPËS

31 Henrik Larson
30 Radamel Falkao
30 Klas-Jan Huntelar
29 Diter Myler
29 Pierr-Emerik Obamejang
26 Aritz Aduriz
26 Romelu Lukaku
25 Edin Xheko
25 Alesandro Altobeli
24 Shota Arveladze
24 Munas Dabur
24 Kevin Gameiro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"