Qarri në dyshim, Jukaj bëhet gati, ja si pritet të luajë Vllaznia përballë Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 13:07

Qarri në dyshim, Jukaj bëhet gati, ja si pritet të luajë Vllaznia përballë Erzenit

Shkodranët kanë një dilemë sa i takon formacionit për ndeshjen e sotme me Erzenin dhe ajo ka të bëjë me portën. Për Kristi Qarrin, ashtu siç ka pohuar edhe vetë trajneri Qatip Osmani në konferencë shtypi, do të vendoset në momentin e fundit.

vllaznia

Nëse titullari i portës kuqeblu nuk ia del, atëherë do t’i takojë Jukajt, pasi edhe portieri tjetër, Mehidri, është i dëmtuar. Jukaj luajti në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë, ku Vllaznia fitoi dhe “gardiani” i ri bëri një paraqitje shumë të mirë.

Mungesë e sigurt në formacion është Smajli, vendin e të cilit do ta marrë Sala. Pjesë tjetër e skuadrës është po ajo e ndeshjeve të mëparshme.

vll

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"