Puthje dhe “selfie” me Ronaldon, tifozit slloven pritet t’i kushtojë shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 22:54

Puthje dhe “selfie” me Ronaldon, tifozit slloven pritet t’i kushtojë shtrenjtë

Gjatë ndeshjes miqësore të mbrëmshme në Lubjanë, mes Sllovenisë dhe Portugalisë, një tifoz ka zbritur me vrap në fushë për të bërë një foto me yllin kryesor të eventit. 

Screenshot-2024-03-27-222717-780x439

Natyrisht që bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, me të cilin fansi ka arritur të fotografohet duke bërë një “selfie” dhe e ka puthur yllin portugez, por mediat sllovene kanë zbuluar se çfarë dënimi e pret tani. 

Përkatësisht, një ‘selfie’ dhe puthja e Kristiano Ronaldos, do t’i kushtojë 1000 euro gjobë. Me shumë gjasa futbollisti ka qenë në dijeni të kësaj gjobe që e pret.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"