Pritet vetëm zyrtarizimi, Markus Rashford vendos përfundimisht për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2023 | 12:50

Pritet vetëm zyrtarizimi, Markus Rashford vendos përfundimisht për të ardhmen

Markus Rashford është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re pesëvjeçare me Mançester Junajtidin.

RASHFORD

Sulmuesi anglez, i cili shënoi 30 gola në 56 ndeshje në të gjitha ndeshjet e sezonit të shkuar, ka një kontratë deri në vitin 2024, por sipas “The Athletic”, marrëveshja e re e 25-vjeçarit do ta shohë atë të qëndrojë në klubin e fëmijërisë të paktën deri në vitin 2028, ndërsa opsioni është për të rinovuar edhe për një vit të gjashtë.

Pasi të hedhë firmën në kontratë, Rashford do të bëhet futbollisti më i paguar në “Old Trafford” me 375 mijë paund në javë nga 250 mijë paund që ai fiton nga kontrata aktuale në “Teatrin e Ëndrrave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"