Prishtina sërish fitore në transfertë, skuadra e Josës ndjek Feronikelin për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 16:18

Prishtina sërish fitore në transfertë, skuadra e Josës ndjek Feronikelin për titullin

Janë luajtur ditën e sotme një pjesë e ndeshjeve të Superligës në Kosovë dhe skuadra e Prishtinës së bashku me Feronikelin vazhdojnë të mbajnë serinë e fitoreve radhazi. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka arritur të mposhtë me rezultat minimal 0 me 1 skuadrën e Drenicës në shtëpinë e kësaj të fundit.

18199223_10156034996363538_8018549627627517422_n_basid_khalid

I njëjti rezultat ka qenë edhe për skuadrën e Feronikelit në transfertë me ekipin e Ballkanit. Ndeshja që ka prodhuar spektakël ditën e sotme ka qenë ajo midis Kek-ut dhe Flamurtarit që ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3 me 4.

feronikeli-celeb-all-goal-vs-vlla-aug2017

Edhe pas këtyre ndeshjeve nuk kemi një ndryshim të pozicioneve në krye të tabelës së renditjes, pasi Feronikeli mban akoma vendin e parë me 2 pikë diferencë nga Prishtina e vendit të dytë.

Rezultatet:

Drenica – Prishtina 0-1

Kek-U – Flamurtari 3-4

Ballkani – Feronikeli 0-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"